
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik, ku një 74-vjeçar pasi ka humbur kontrollin e zetorit që po ngiste, është zënë poshtë prej tij.
74-vjeçari nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marrë dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë që polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
“Cërrik/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran, Belsh, shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur. Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje