
Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, rreth orës 21:00 në fshatin Mengel.
Një 34-vjeçar që po drejtonte një automjet tip “Benz”, ka përplasur një këmbësor 79-vjeçar. I moshuari është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 21:00, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor. 79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje