
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë më 4 korrik ku mbeti i vrarë kunati i Gentianit, Ramazan Sino 29 vjeç dhe të plagosur dy djemtë e Gentianit, 10 dhe 13 vjeç.
Kunati dhe djemtë e Bejtjas janë qëlluar aksidentalisht, pasi sipas dosjes shënjestër e atentatit ka qenë Gentiani. Në dosje tregohet se autorët qëlluan me 24 plumba në drejtim të banesës së Gentjan Bejtjes dhe më pas u larguan në këmbë.
“Më datën 3 korrik, Ramazan Sino (viktima) ka qenë në Tiranë së bashku me motrën e tij, bashkëshorten e Gentian Bejtjas, si dhe dy nipat e mitur që mbetën të plagosur. Pasi kanë kryer disa vizita mjekësore për nipat, kanë udhëtuar me mjetin e tyre tip “Audi” nga Tirana në drejtim të fshatit Larush të Fushë Krujës. Pasi kanë mbërritur në banesën e së motrës, kur po zbrisnin nga automjeti i parkuar brenda në oborr, përpara hyrjes kryesore të shtëpisë, persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në oborr dhe kanë hapur zjarr në drejtim të personave që kanë zbritur nga mjeti.”-thuhet në dosje.
Lini një Përgjigje