TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2023, 12:18

Sherr në burgun grek, plagosen 8 persona; mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në burgun grek, plagosen 8 persona; mes tyre edhe shqiptarë

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në burgjet e Avlonës në Greqi, ku të përfshirë janë edhe të burgosur shqiptarë. Katër të dënuar të identifikuar nga policia bëhet me dije se janë iniciatorë të sherrit të dhunshëm të ndodhur në ambientet e oborrit të burgut.

Të paktën tetë persona kanë mbetur të lënduar. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Të plagosur kanë mbetur dy egjiptianë, tre sirianë, një algjerian, një pakistanez si edhe një greke. Tetë të lënduarit u transportuan në spital për mjekim.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se sherri është nisur nga përplasja mes shqiptarëve dhe grekëve.

burg shqiptare sherr

Lini një Përgjigje