
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 68-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
“Sot, rreth orës 10:40, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, shtetasja rreth 68 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje