TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2023, 14:30

Sasi të madhe kokaine dhe heroine në banesë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti

Sasi të madhe kokaine dhe heroine në banesë, arrestohet

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi është kapur me lëndë narkotike nga autoritetet zvicerane gjatë një kontrolli në Emmenbrücke.

Pas kontrollit fizik, policia i kontrolloi edhe banesën e shqiptarit.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij në zonën e Kriens u gjetën sasi të mëdha kokaine dhe heroine, si edhe disa mijëra franga zvicerane që dyshohet se kanë qenë rezultat i shitjes së lëndëve narkotike.

Sakaq, ende vijojnë hetimet për 31-vjeçarin, i cili do të përballet me prokurorinë e Emmen për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

arrestim zvicer kokaine heroine

Lini një Përgjigje