
Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e Durrësit kishte caktuar arrest me burg.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. B., 38 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” , për veprën penale “Vepra të turpshme”. 38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje