TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2023, 12:21

Dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau arkitektin italian, e veja: Nuk do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba!

Shkruar nga Pamfleti
Dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau arkitektin
Në foto viktima Roberto Mottura

Në orën 03:44 të 9 Qershorit 2021, një britmë tronditi qetësinë në fushat e Piossasco (Torino): “Ndihmë, hajdutët”. Roberto Mottura dhe bashkëshortja Laura Mai ndodheshin në dhomën e gjumit, në katin e dytë të vilës së tyre. Djali Tommaso, 13 vjeç, flinte në dhomën ngjitur.

Laura u ngrit dhe zbriti në katin e parë. Në dhomën e ndenjes pa dy meshkujt të veshur me të zeza. Gruaja vrapoi lart duke bërtitur: “Kanë hyrë hajdutët”.

Bashkëshorti vrapoi drejt sallonit dhe u përball me ta. Gjithçka ndodhi në pak minuta. Një e shtënë u dëgjua. Mottura vdiq në orën 04:22, ndërsa autorët u larguan në errësirë.

Dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau arkitektin
Shtëpia ku ndodhi ngjarja

Dy vjet më vonë, gjykata e Torinos dha dënimin për dy personat në fjalë. Burg përjetë për Emirjon Margjinin, personi i cili hapi zjarr dhe 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij, Mërgim Lazrin. Prokuroria kishte kërkuar burg përjetë për të dy shqiptarët. Por për gjykatën Lazri nuk ishte brenda shtëpisë kur u qëllua me armë zjarri, ndaj akuza e ngritur ndaj tij u rikualifikua.

Dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau arkitektin
Në foto Emirjon Margjini

Po ashtu, gjykata urdhëroi një dëmshpërblim të menjëhershëm për familjen e viktimës, me vlerë prej 300 mijë eurosh.

“Nuk do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba”, ishte komenti i dëshpëruar i bashkëshortes së Mottura-s, shkruan Corriere Della Sera.

Në procesin gjyqësor ndaj Margjinit dhe Larzit përfunduan edhe 4 shqiptarë të tjerë, për akuza të ndryshme, si favorizim, posedim droge e armësh, megjithatë në fund u liruan nga akuzat.

burg perjete shqiptar arkitekti italian

Lini një Përgjigje