TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2023, 09:02

Arrestohet në Londër shqiptari i shumëkërkuar, akuzohet për plagosje

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet në Londër shqiptari i shumëkërkuar,

Ledio Hysa është arrestuar nga Policia, pasi ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare për plagosje. Gjykatës iu bë me dije se ndaj Hysës, 29 vjeç, është lëshuar një urdhër-arresti në vitin 2018 nga një gjykatë shqiptare.

I riu u arrestua në një qytet të Anglisë, të cilin e kishte përdorur si vendfsheje. Ai akuzohet se në 9 Qershor 2018 qëlloi me armë nga ku mbeti i plagosur Adriatik Kasa. 

Në urdhër-arrestin ndërkombëtar thuhet se kjo ngjarje kriminale ka ndodhur në liqenin Seferan në Belsh, qarku Elbasan. Seanca e radhës në ngarkim të Ledio Hysës do të mbahet në 9 Gusht 2023.

Lini një Përgjigje