TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2023, 13:34

Drogë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë; në pranga edhe ish-kunati i tij

Shkruar nga Pamfleti

Drogë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet

Dy shtetasit Kanixho Kalemi, 30-vjeç dhe Sefedin Beqiri, 19-vjeç janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi janë kapur me armë zjarri pa leje, municion luftarak dhe drogë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishnet” është bërë i mundur ndalimi i një 30-vjeçari i dyshuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, ku në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine.

Në pranga është vënë gjithashtu edhe ish-kunati i tij, pasi u kap në banesën e 30-vjeçarit, me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë një aksioni në lagjen nr.2, Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 dozat e kokainës, arma e zjarrit, municioni luftarak dhe 5 aparate celulare.

Ndërkohë në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

droge municion luftarak arrestim

Lini një Përgjigje