TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2023, 09:04

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Viktima është Adenajd Hoxha.

Mediet vendase bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pasditen e së hënës, rreth orës 15:30, në Rovato, Itali, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari u përplas me një kamion.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 15:30, në Rovato, Itali.

Një përplasje e jashtëzakonshme, mes një “Ford Focus” dhe një kamioni që po ecte në drejtim të kundërt të udhëtimit, që nuk i la rrugëdalje shoferit të makinës, i cili pas përplasjes goditi murin e betonit në anë të rrugës që kufizon nënkalimin.

Lëndimet gjatë përplasjes ishin shumë të rënda për Adenajd Hoxhën, një shqiptar as 20 vjeç, tashmë i pajetë i nxjerrë nga makina e shkatërruar.

Në vendngjarje policia rrugore, zjarrfikësit dhe 118 punonjësit e shëndetësisë, të cilët fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç konstatimit të vdekjes së shoferit.

aksident i rëndë në itali ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar

Lini një Përgjigje