TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2023, 22:09

Rrahja barbare e 28-vjeçares, avokati Cenko: Ishte vrasje në tentativë, një javë dhunë sistematike

Shkruar nga Pamfleti

Rrahja barbare e 28-vjeçares, avokati Cenko: Ishte vrasje në

28-vjeçarja e cila ishte kthyer nga Gjermania për të nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj, ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar për ditë me radhë nga ky i fundit. Reisi B., merr trajtim mjekësor në spital si pasojë e dëmtimeve nga dhuna e ushtruar, ndërsa thotë se shkak ishte xhelozia e të riut.

Lidhur me këtë ngjarje në studion e lajmeve në MCN TV avokati i të resë Enea Cenko deklaroi se e reja ka tentuar ti japë fund jetës. Ai tha se kjo dhunë e ushtruar ndaj Reisit është një dramë e ngulitur në shpirtin e saj nga tortura. Sipas tij kjo është një vrasje në tentativë, pasi ka qëndruar e mbyllur për një javë duke u dhunuar sistematikisht.

Reisi ka lindur në Gjermani, jeton atje dhe punon atje si infermiere në një nga spitalet gjermane. Atje janë njohur me personin dhe më pas ai ka shfaqur shenja të dhunës. Nuk është denoncuar sepse e ka dashur, aq më tepër për të qetësuar dhe familjen e saj. E donte sepse fjalët e Reisit nuk mund të shihen 100% me përpikmëri ajo më ka theksuar se e ka dashur por më pas dhe e ka pasur frikë. Ka tentuar të vrasë veten dhe është ndjerë në një terror të vërtetë. Ajo që dua të theksoj është se dhuna është bërë në mënyrë masive, psikologjike, fizike madje i ka prishur dhe imazhin kësaj vajze të re duke i shkaktuar një dramë. Dhe familja e saj është shokuar kur e ka mësuar këtë gjë ka ardhur në Shqipëri. Kjo torturë është një vrasje e mbetur në tentativë, dhe një sërë veprash të tjera penale duhet të kualifikohen”, tha ai.

Në vijim ai theksoi se e reja ka dashur të hidhej nga kati i 5-të, por duhet theksuar se gjatë gjithë kohës personi në fjalë e ka akuzuar Reisin pse e ka kallëzuar në Gjermani, gjë që sipas saj dhe avokatit nuk është aspak e vërtetë.

Ajo si ka bërë asnjë kallëzim të dashurit, por ai ka krijuar një mijë bindje duke i theksuar se më duhet të gjej arsyen pse më është ndaluar hyrja në Gjermani, dhe ka telefonuar kushërirën e vet, nga kjo situatë ka shpëtuar mirë Reisi sepse i ka thënë që kam nevojë për ndihmën tënde. Është një situatë dramatike, tragjike ku institucionet duhet të reagojnë dhe më shumë. Instituti mjekësisë ligjore ende nuk ka reaguar dhe jo vetëm por në këto momente nuk ka asnjë psikolog apo sociolog që ti vijë në ndihmë Reisit.

Ai nuk ka probleme të shëndetit mendor nëse kjo alibi pretendohet është çmenduri. Ai nuk është i çmendur. Fakti që ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike kjo është në mënyrë të përsëritur. Në gjykimin tim duhet të kemi rikualifikim të akuzave. Për mua ka akuza të tjera dhe jo plagosje e rëndë.  Po të bësh një përmbledhje dhe të akuzave që unë mendoj shkon në 20 vite e ca burg. Ne duhet të bëjmë rikualifikim të akuzave, dhe ky është apeli im dhe mendoj dhe besoj se do bëjmë një rikualifikim. Duam vetëm drejtësi. Çdokush nga sot është Reisi sepse nesër mund ti ndodhë çdokujt”, shtoi ai.

cenko pengamarrje

Lini një Përgjigje