TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2023, 07:13

E rëndë në Tiranë! Sherr me thika te "Rruga e Dibrës", humb jetën 20-vjeçari pranë gjimnazit "Partizani"

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë! Sherr me thika te "Rruga e

Një 20-vjeçar ka humbur jetën gjatë orëve të natës në Rrugën e Dibrës në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani".

Mësohet se Stiven Toshkesi është qëlluar me thikë pas një sherri dhe nuk ka mundur të mbijetoj.

"Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit "Partizani", gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton Policia.

Policia ndodhet në vendngjaje, ndërsa në komisarist janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

 

tiranë stiven toshkesi

Lini një Përgjigje