TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2023, 07:49

Detaje të reja nga sherri me thika që i mori jetën të riut të Tiranë, arrestohet njëri nga autorët

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga sherri me thika që i mori jetën të riut

Pak pas mesnate një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet, pas një konflikti që nisi për motive të dobëta.

Mësohet se shtetasit, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, kanë goditur me thikë shtetasin Stiven Toshkësi, 20 vjeç.

Si pasojë e plagëve të shumta, i riu ka ndërruar jetë në spital.

Deri më tani policia ka arritur të arrestojë njërin nga autorët, shtetasin, Ensi Maze.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M.”-njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje