TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2023, 07:33

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 23-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me mbrojtëset metalike

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 23-vjeçari humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Vorë-Fushë-Krujë në afërsi të fshatit Hasan.

Një automjet tip ‘Benz’ e cila drejtohej nga 23-vjeçari Indrit Mahmuti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh mjetin.

Për pasojë drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë me fraktura në kokë.

Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti.

 

aksident fushekruje

Lini një Përgjigje