
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në bypass-in e Fierit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Automjeti tip “Volvo”, me drejtues 31 vjeçarin O.D, ka përplasur një të moshuar rreth 65 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet proceduriale ndaj tij.
"Fier/Rreth orës 03:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje