TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2023, 07:11

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen 7 persona; mes tyre edhe fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen 7

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin e autostradës Levan-Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur "24 orarëshi" në Poçem.

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se dy automjete janë përplasur 'kokë më kokë' e si pasojë janë plagosur 4 fëmijë të cilët janë transportuar në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Burimet paraprake kanë pohuar se në spitalin Rajonal të Fierit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore 5 persona, ndërsa dy të tjerët kanë mbërritur më vonë.

"Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip "Honday" me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin "Nisan" (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip "Honday" (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit", njofton policia.

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen 7Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen 7Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen 7

Lini një Përgjigje