
Portugezi që ekzekutoi Ardian Nikulajn do të ekstradohet në Shqipëri. Bëhet fjalë për Ruben Saraivaa, personin i cili shkrepi armën ndaj biznesmenit prillin e vitit që po lëmë pas.
Ai arriti të largohej në Marok pas krimit, nga dhe ku e ka origjinën, por u ndalua nga autoritet atje. Shqipëria kërkoi ekstradimin e tij dhe mësohet se është pranuar kjo kërkesë. Që do të thotë se ai tani do të gjykohet në vendin tonë.
Lajmi është dhënë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. “Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri”, tha ai.
Ardian Nikulaj u ekzekutua në 19 prill të këtij viti, në lokalin e tij. Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për një grup të strukturuar, pasi dolën të përfshirë Edmond Haxhia dhe britanikët Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson.
Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi, me skafandër hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Porositësi ishte Edmond Hxhia.
Për kryerjen e kësaj vrasje, Edmond Haxhia mori një armatë të tërë bashkëpunëtorësh të huaj, të cilët për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit. Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.
Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant.
Përgjatë viteve 1997 deri 1999 janë kryer disa vrasje dhe plagosje mes palëve, ndërsa Nikulaj i cili nuk u mor kurrë në pyetje për këto raste sipas Lalës, u vra mbi 20 vite më vonë.
Lini një Përgjigje