TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Dhjetor 2023, 14:25

Tentativë vrasje dhe plagosje, arrestohet 43-vjeçari i shumëkërkuar në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Tentativë vrasje dhe plagosje, arrestohet 43-vjeçari i

Polici ka arrestuar një 43-vjeçar i cili ka qenë shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Fierit ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2014, 43-vjeçari me tre identitete (Bledar Qoku, Bledar Manaj ose Bledar Hazizaj) në Gjermani, ka tentuar të vrasë me thikë, 2 shtetas turq, njërin nga të cilët e ka plagosur rëndë.

"Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Convert”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen “1 Maji” dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:-B. Q. alias B. M. alias B. H., 43 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në vitin 2014, në Gjermani, ka tentuar të vrasë me thikë, 2 shtetas turq, njërin nga të cilët e ka plagosur rëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme."-njoftoi policia.

Lini një Përgjigje