TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Dhjetor 2023, 12:40

Policia publikon pamjet nga aksioni në Rrëshen, momenti kur kap 2 vëllezërit me kallashnikov (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Policia publikon pamjet nga aksioni në Rrëshen, momenti kur kap 2

Dy vëllezër Besnik dhe Prengë Gjoka, 39 dhe 29 vjeç janë kapur sot në Rrëshen nga policia.

Policia njoftoi se kishte grumbulluar se ata të dy do të kryenin një ngjarje kriminale kundër një personi.

Këto janë pamjet e arestimit të tyre në hyrje të Rrugës së Kombit.

Policia sekuestroi 1 kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 pushkë.

“Në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit B. Gj. dhe P. Gj. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë”, njoftoi policia.

Po ashtu në Rrëshen është arrestuar edhe Nikollë Karaqi pasi u kap me kallashnikov dhe disa krehra municioni luftarak.

rrëshen besnik dhe prengë gjoka

Lini një Përgjigje