
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.
Një automjet Opel me targa greke me drejtues K.SH emigrant në Greqi, ka përplasur shtetasen Florika Korkuti 75- vjeçe banore në Gjirokastër.
Nga përplasja 75-vjeçarja ka mbetur e lënduar rëndë, ndërsa është transportuar menjëherë për në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim.
Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia Rrugore dhe po analizon shkaqet e aksidentit
Sipas deklaratës që ka bërë drejtuesi i mjetit, mendohet se 75- vjeçarja i ka prerë rrugën mjetit, pasi shpejtësia me të cilën udhëtonte ka qenë jo më shume se 30 kmh.
Lini një Përgjigje