
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore, ku një fëmijë ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës.
Policia bën me dije se i mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
"Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje