TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2024, 14:50

U kërkonin para biznesmenëve duke u shkruar në 'Signal' si zyrtarë vendorë, arrestohen dy persona në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

U kërkonin para biznesmenëve duke u shkruar në 'Signal'

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë Lezhë pasi akuzohen për mashtrim.

Sipas policisë, Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37-vjeç janë arrestuar, ndërsa Shefik Kurti 63-vjeç është shpallur në kërkim.

Nga hetimore dyshohet Domi dhe Sallaku në lidhje me shtetasin Kurtin, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me personat në “Signal”, në emër të përfaqësuesve të kompanive vendore. . Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të kenë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtet, me anë të së njëjtës skemë.

"Finalizohet operacioni i koduar “Imposter”. Nga ky operacion është zbuluar një skemë mashtrimi për përfitimet e parave nga operatorë ekonomikë. Të arrestuarit janë Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaki, ndërsa është shpallur në kërkim Shefik Kurti.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaki, në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.

Gjithashtu mësohet se më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim", njofton policia.

Lini një Përgjigje