TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2024, 14:50

Aksident në Vlorë, 75-vjeçari përplas me makinë dy fëmijë; të miturit përfundojnë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Vlorë, 75-vjeçari përplas me makinë dy

Dy fëmijë të mitur të moshës 8 dhe 12 vjeç kanë përfunduar në spital, pasi janë përplasur nga një makinë në Vlorë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Uji i Ftohtë” më Lungomare.

Sipas informacioneve të policisë, fëmijët janë përplasur nga automjeti i drejtuar nga një 75-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital ku po marrin ndihëm mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak/ Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Lini një Përgjigje