
Kjo e enjte ka qenë një ditë e zezë për zonën e Pogradecit. 3 aksidente kanë ndodhur në një hark të shkurtër kohor, duke lënë të plagosur 5 persona.
Aksidenti me i rëndë ka qenë ai në afërsi të fshatit Hundënisht, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë ngelur të plagosur 3 persona, përfshi dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjere e cila ka qenë në një prej mjeteve të përfshira në aksident.
Të tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve dhe burimet që vijnë nga ky spital thonë se gjendja e drejtuesve të mjeteve është jashtë rrezikut për jetën ndërsa pasagjerja në gjendje më të rëndë
Dy të tjerë janë plagosur në aksidentin në afërsi të fshatit Mëmëlisht ndërsa aksidenti i tretë më dëme materiale ka ndodhur në zbritje të Qafë Thanës.
Sipas policisë, të tre aksidentet kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe lagështisë në rrugë. Për shkak të aksidenteve është krijuar trafik kilometrik në aksin Pogradec-Lin.
Lini një Përgjigje