TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 15:12

I vrau motrën, Vladimir Kurti përballet me Dan Hutrën në Gjykatë: S'flas para monstrave, gjakun e saj nuk e than dheu

Shkruar nga Pamfleti

I vrau motrën, Vladimir Kurti përballet me Dan Hutrën në

Seanca e sotme në gjykatën penale të Tiranës për Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave u shoqërua me tensione.

Në seancën që u mbajt me dyer të mbyllura, u paraqit për të dëshmuar Vladimir Kurti, një i dënuar përjetë, të cilit në mars të vitit të kaluar Hutra i vrau të motrën.

Vladimir Kurti refuzoi të jepte deklarime në cilësinë e dëshmitarit, por iu drejtua Dan Hutrës, që dikur kishte ndarë qelinë, si monstër, duke paralajmëruar se nuk do ta falë kurrë vrasjen e motrës së tij.

“Gjakun e motrës sime nuk e than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre”, u shpreh ai.

Ndërsa autori i vrasjeve makabër Dan Hutra u shfaq i qetë. Seanca u shty për në datën 5 dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor, për autorin e vrasjes së trefishtë, ngjarje të cilën e kreu pak ditë pas daljes nga burgu ku ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.

40-vjeçari Dan Hutra po gjykohet për masakrën e 1 marsit të vitit të kaluar ku brenda pak orësh plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Kujtime Hysa, (përkatësisht ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën ‘Besëlidhja’, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, duke vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe motrën e Vladimir Kurtit.

Mes këtij të fundit të dënuar përjetë për një vrasje në Kamëz dhe Dan Hutrës, kishte pasur problem në burg, teksa Dan Hutra i vrau të motrën, ku dyshohet si shenjë hakmarrjeje. Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar për  vrasje me armë të ish-gruas Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë.

Lini një Përgjigje