TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 14:59

Kërkohej prej vitit 2003 për grabitje, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohej prej vitit 2003 për grabitje, arrestohet 45-vjeçari

Karabinierët e Raguzës kanë zhvilluar një operacion në komunën Vittoria dhe Chiaramonte Gulfi, në ndjekje të personave të kërkuar apo që kryenin aktivitete të paligjshme.

Mes 3 të arrestuarve ka qenë edhe një shqiptar, teksa rëndojnë akuza për krime të lidhura me posedimin e lëndëve narkotike dhe municionit. 

Shqiptari gjithashtu ishte i shpallur në kërkim për grabitje të rëndë të ndodhur në vendin fqinj në vitin 2003.

Pasi më 30 Tetor ishte ndaluar një nga të dyshuarit e grupit të shitjes së drogave në qytet, 27-vjeçari me inicialet C.G., pak ditë më parë u kap edhe 45-vjeçari M.A., një shtetas shqiptar, pasi ndaj tij kishte edhe urdhër-ndalimi nga Gjykata e Apelit të Katanias.

Ai ishte në kërkim në lidhje me një grabitje të rëndë të kryer në mars të vitit 2003, në zonën e Ippës, teksa po hetohet edhe për përfshirje në aktivitete të tjera të paligjshme, bashkë me dy të tjerët.

Pas prangosjes, u izolua në Burgun e Raguzës, ku ndodhet në dispozicion të organeve të drejtësisë.

 

grabitje shqiptar itali

Lini një Përgjigje