Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën 21-vjeçari shqiptar, Rilind Thaqi. Ndërsa, i plagosur ka mbetur kushëriri i tij 24-vjeç.
I riu nga Malisheva ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi automjeti tip BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij doli nga rruga.
Mjeti është përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi. Kjo ka sjellë vdekjen tragjike të të riut.
Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi mbeti i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të.
Ndërkohë, shoferi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për në spital. Sipas medias italiane i riu kishte një vit që nuk ishte takuar me familjarët dhe pritej të kthehej në Malishevë por aksidenti tragjik i mori jetën.
Lini një Përgjigje