TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Prill 2025, 15:53

Rama është në një ‘rrugë pa krye’; amerikanët mbyllën 'autostradën' e hajdutëve

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Rama është në një ‘rrugë pa krye’;
Edi Rama /

Kryeministri Edi Rama është në rrugë drejt përballjes me drejtësinë, ku nuk i vlejnë më as aleatët e mëdhenj e as 'mburojat' e vjetra. Agjentët e rinj amerikanë kanë mbyllur daljet anësore dhe të gjithë shkelësit do ta kenë të pashmangshëm burgun...

Edi Rama po udhëton drejt burgut. Kjo nuk është as metaforë, as batutë e ditës, por destinacioni përfundimtar i autostradës së drejtësisë që amerikanët kanë shtruar së fundmi në zemër të Ballkanit.

Janë këtu, jo vetëm taksat tona të vjedhura pa mëshirë, por edhe paratë e popullit amerikan që kërkon rezultate konkrete. Për këtë arsye, prej disa muajsh, rregullat e qarkullimit në këtë "autostradë" janë ndryshuar rrënjësisht.

Në hyrje e dalje janë vendosur agjentë të rinj amerikanë, shumë më të vendosur e më të vëmendshëm se ata që u larguan bashkë me Aleksandër Sorosin dhe USAID-in e tij.

Autostradën e drejtësisë e kemi pasur këtu prej 8 vitesh, por ishte një rrugë me orare të caktuara kalimi, stacione pushimi për kafe, furnizim me karburant politik dhe xhepa emergjence për shpërndarje parash e favore nga drejtësia e korruptuar e Altin Dumanit.

Shumica e 33 ministrave të Ramës, qindra politikanëve, kryebashkiakëve, investitorëve strategjikë e mafiozëve miq të kryeministrit, tashmë janë bërë nervozë nga bllokimi i daljes anësore dhe mungesa e destinacioneve luksoze ku mund të fshihen.

Agjentët amerikanë kanë rrethuar gjithçka, duke eleminuar mundësinë për “pushime” në Karaibe, në Gjirin e Lalzit apo në Kodrën e Diellit. Rrugës nuk ka më as kthesa e as dalje emergjence, vetëm një tra hekuri që të çon pa mëshirë drejt një tuneli të errët: tunelit të drejtësisë.

Disa thonë se Rama e ka futur gabimisht makinën e tij në këtë rrugë, por historia flet ndryshe: për gabime të ngjashme, janë aksidentuar tashmë edhe Charles McGonigal e Aleksandër Soros. I pari përfundoi mbi çatinë e një makine të FBI-së që ka ndezur motorin për një udhëtim të gjatë drejt burgut, ndërsa i dyti po struket në bagazhin e Bablokut, duke shpresuar t’i shpëtojë “autostradës” amerikane.

Për Edi Ramën, gabimi i fundit mund të jetë fatal: pasi ka hyrë në rrugën drejt burgut, amerikanët nuk kanë ndërmend ta lejojnë të bëjë më kthesa apo manovra. Kjo është fundi i lojës./Pamfleti

edi rama rrugë pa krye autodtrada e hajdutëve

Lini një Përgjigje