
Ardhja sërish e ekspertëve dhe ekspertizës amerikane në SPAK, po e risjell procesin antikorrupsion në Shqipëri në rrugën drejt shpëtimit të shtetit shqiptar dhe vetë shqiptarëve nga banditizmi i gjatë...
Lufta antikorrupsion në Shqipëri në këto ditë ka hyrë në nivele të reja. Por tani po kuptohet se është rritur shumë edhe numri i denoncimeve.
Koha po sjell sërish shpresën e shqiptarëve për goditjen drastike të korrupsionit të lartë shtetëror.
Dhe kjo nuk është një çështje e lehtë, por duhet të çohet deri në fund.
Në këto çaste historike duhet të kuptojmë se historia e Shqipërisë ka hyrë sërish me forcë në luftën antikorrupsion.
Ardhja sërish e ekspertëve dhe ekspertizës amerikane në SPAK, po e risjell procesin antikorrupsion në Shqipëri në rrugën drejt shpëtimit të shtetit shqiptar dhe vetë shqiptarëve nga banditizmi i gjatë, i cili i ka shkaktuar një paralizë në zhvillimin e saj kombëtar.
Shqiptarët janë në pritje, sepse kjo ligësi në qeverisje i ka detyruar ata të emigrojnë masivisht në Perëndim që ta sigurojnë jetesën e familjeve të tyre.
Por koha që po vjen jam i bindur se do t'ua kthejë shqiptarëve shpresën e tyre për një atdhe që nuk do të drejtohet më nga abuzimi dhe krimi shtetëror.
Lini një Përgjigje