
Drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë. Ndryshe, ajo kthehet në një vegël të pushtetit dhe humbet çdo besim që qytetarët kanë tek shteti i së drejtës.
A do ta hetojnë SPAK kontratën 16 milionë sterlina midis Edi Ramës dhe Tony Blair në vitin 2013? Në një vend ku drejtësia duhet të ishte shpresa e fundit e qytetarëve për barazi dhe të vërtetë, sot shohim qartë një realitet të hidhur: drejtësia selektive po bëhet rregull, jo përjashtim.
SPAK ka nisur hetime ndaj Partisë Demokratike për kontratat e lobimit në SHBA dhe marrëveshjen me zotin Lacivita. Askush nuk është mbi ligjin dhe hetimi është një proces i domosdoshëm kur ka dyshime të arsyeshme.
Por ku është drejtësia kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Kryeministrit Edi Rama me ish-kryeministrin britanik Tony Blair në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 ?
Një marrëveshje që, sipas mediave ndërkombëtare, përfshin pagesa që arrijnë miliona paund dhe angazhime të drejtpërdrejta politike në Shqipëri!
Pse SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për këtë kontratë? Pse nuk pyetet nga organet e drejtësisë për burimin e fondeve dhe qëllimin e kësaj marrëveshjeje që prek interesin publik shqiptar?
Nëse njëra palë hetohet dhe pala tjetër mbrohet, atëherë drejtësia nuk është më drejtësi — është diskriminim dhe padrejtësi e pastër.
Qytetarët shqiptarë nuk mund të pranojnë më drejtësi me dy standarde: një për opozitën dhe një për pushtetin! Qytetarët kërkojnë një drejtësi të vërtetë, që i shërben ligjit dhe qytetarit, jo politikës dhe interesave të ngushta.
Por një pyetje i mundon qytetarët e ndershëm:
Pse nuk hetohet marrëveshja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste me Tony Blair, marrëveshje e denoncuar publikisht si një skemë shumëmilionëshe?!Pse SPAK zgjedh të mbyllë sytë për kontratat e pushtetit, por sulmon me tërbim opozitën?
Kur SPAK bëhet selektiv, kur hetimi vlen vetëm për njërën anë, drejtësia vdes dhe me të vdes shpresa e një populli të tërë që për dekada ka pritur barazi para ligjit.
Nëse kontrata me Tony Blair është e pastër, pse frikë nga një hetim i hapur dhe transparent? Pse ky standard i dyfishtë? Apo sepse "të fortët" janë të paprekshëm në Shqipëri?
Ne nuk do ta pranojmë kurrë këtë farsë! Ne kërkojmë drejtësi të njëjtë për të gjithë! Ne nuk do të rrimë më në heshtje teksa drejtësia përdoret si armë politike!
Drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë. Ndryshe, ajo kthehet në një vegël të pushtetit dhe humbet çdo besim që qytetarët kanë tek shteti i së drejtës.
Koha për drejtësi të vërtetë është tani! Koha për të thënë mjaft me standardet e dyfishta është tani!
Lini një Përgjigje