TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Prill 2025, 20:22

Historia e kotecit në Shkozë, si ai i plakës në Nartë

Shkruar nga Artur Meçollari

Historia e kotecit në Shkozë, si ai i plakës në Nartë

Kjo histori nuk ka asnjë ndryshim nga historia e plakës në Nartë që Policia Kriminale e mbajti një natë në policinë e Vlorës se kishte ndërtuar një kotec pa leje në pronën e saj... 

Për një kotec pulash, qytetari i ankohet KM Rama, i kërkojnë 5000 euro për të mos regjistruan hetimin penal si ndërtim pa leje. Rama i propozon qytetarit të shkojnë të dy tek Policia Kriminale ta denoncojnë.

Porti, MBM prej 3 vitesh ka zaptuar 5,2 ha, ka ndërtuar pa leje në pronë publike, ka shkatërruar një monument të Luftës së Dytë Botërore, por më e rëndësishmja ka shkatërruar murin antik "Muri i portës".  Sikur porti MBM, ta kishte marrë me qira këtë sipërfaqe, pa shkaktuar ndërtim pa leje, deri sot duhet të kishte derdhur në buxhetin e shtetit 3 milion euro.

Janë 10 institucione shtetërore që duhet të kallëzojnë këtë vepër penale, duke përfshirë dhe Policinë Kriminale.  Edi Rama e di shumë mirë këtë histori, sepse është denoncuar disa herë në media, si dhe vetë Ministri i Mbrojtjes është prononcuar nga shkallët e Kryeministrisë. 

Kjo histori nuk ka asnjë ndryshim nga historia e plakës në Nartë që Policia Kriminale e mbajti një natë në policinë e Vlorës se kishte ndërtuar një kotec pa leje në pronën e saj.  Dhe plaka nga Narta më pas vijoi procesin gjyqësor edhe pse ishte 82 vjeçe dhe në pronën e saj. Si plaka nga Narta dhe qytetari nga Shkoza nuk janë oligarkë.  Edi Rama është kryeministër i oligarkëve.

Lini një Përgjigje