TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Qershor 2023, 12:24

Pse skandalet korruptive nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?

Shkruar nga Çapajev Gjokutaj

Pse skandalet korruptive nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në

Po të nisesh nga interesi publik, skandalet me miliona duhej të ngjallnin shumë më tepër reagim, urrejtje e përbuzje sesa shfrytëzimi i postit për një mender akt seksual. Në rastin e parë vidhen e shpërdorohen taksat, djersa ime dhe jotja që duhej të shkonte për shkolla, spitale, shërbim urban etj. etj., kurse në rastin e dytë nëpërkëmbet një person i vetëm.

Dje rrjeti ziente e shkumëzonte: flitej, përflitej e stërflitej skandali seksual i kryebashkiakut të Kukësit. Rrallë rastis të ndeshësh të tillë rrëmet. Në një kuptim gjithçka është e justifikuar. Ta kthejë biri i botës zyrën e shtetit në bordello dhe të gjithë këtë të mos e dëgjosh a lexosh, po ta shohësh sikur të ishe i pranishëm, doemos që është sensasion nga ata që rrallë ke fatin, a më saktë taksiratin t’i shohësh.

Duke ia lejuar vetes që, në vrullin e parë të bashkohesh me rrëmetin e sharjeve, përqeshjeve dhe ngërdheshjeve për këtë akt të shëmtuar, disa çaste me vonë, kur esëllohesh dhe reagimi masiv fillon e kthehet në zhurmë bezdisëse, nis e pyet veten:  nga buron gjithë ky interes? Më tej akoma mund të pyesësh: pse skandalet korruptive me miliona të vjedhura e të shpërdoruara nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?

Po të nisesh nga interesi publik, skandalet me miliona duhej të ngjallnin shumë më tepër reagim, urrejtje e përbuzje sesa shfrytëzimi i postit për një mender akt seksual. Në rastin e parë vidhen e shpërdorohen taksat, djersa ime dhe jotja që duhej të shkonte për shkolla, spitale, shërbim urban etj. etj., kurse në rastin e dytë nëpërkëmbet një person i vetëm.

Pse kur dhunohemi të gjithë në radhë reagojmë më pak sesa kur përdhunohet një person i vetëm? Është kjo një anomali apo diçka e përligjur? Mbase na bën më mirë të mendojmë e të diskutojmë gjëra të tilla sesa të ekzaltohemi a, larg qoftë, të eksitohemi me video seks.

skandali seksual i safet gjicit skandalet korruptive

Lini një Përgjigje