
Beogradi ndjeu shqetësim historik, pikërisht për atë që thamë më lart. Shqetësimi i Beogradit do të vijojë, sepse shqiptaria tani po shkon drejt vetvetes...
Marrëveshja ushtarake midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë ka sjellë në kohën tonë historinë mijëravjeçare të Ilirikumit të mohuar historik, që nga mbretëresha Teuta e deri në ditët e sotme.
Shqipëria, Kroacia dhe Kosova krijuan tani një aleancë ushtarake të re të Ilirisë së Lashtë.
Heroika ilire u kthye sërish në historinë e vet mijëravjeçare.
E para që u shqetësua nga kjo aleancë, ishte Serbia. Beogradi ndjeu shqetësim historik, pikërisht për atë që thamë më lart. Shqetësimi i Beogradit do të vijojë, sepse shqiptaria tani po shkon drejt vetvetes.
Dhe kjo pritej që në çastin kur politika amerikane pranoi pavarësinë e Kosovës dh e përkrahu atë ushtarakisht, me politikën e madhe historike të presidentit të famshëm amerikan Bill Klinton.
Sot, për historinë e Shqipërisë dhe Kosovës, presidentët e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ëillson, Kennedy, George Ë. Bush dhe Bill Clinton: janë padyshim, mbrojtësit e mëdhenj të historisë sonë, dhe figura nderi për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata po jetojnë e do të jetojnë në shekuj.
Kurse në histori do të mbetet shprehja lapidare që e tha për pavarësinë e Kosovës, botërisht, presidenti i Shteteve të Bashkuara - George Ë. Bush: "Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur. Ky është qëndrimi im! Ky është një qëndrim i prerë dhe i fortë”.
Lini një Përgjigje