TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Mars 2025, 15:10

Pse Berisha nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë?!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse Berisha nuk mund të jetë kryeministër i

Po korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, nuk e kupton që SPAK sot është shpresa e shqiptarëve, që ata të shpëtojnë nga vjedhja tridhjetvjeçare që iu kanë bërë qeveritë që kanë ardhur njëra pas tjetrës në Tiranë.

Berisha dhe përkrahësit e tij menduan se, me ardhjen e Trump si Presidenti i Shteteve të Bashkuara, politika amerikane në raport me Shqipërinë, do të ndryshojë. Dhe dihet se e gjithë shpresa e tyre ka qenë, është dhe do të mbetet, gjithmonë te mundësia e shfuqizimit të ligjit që ka krijuar SPAK - un.

Me ato që po shohim, një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe nuk ka fare mundësi të ndodhë.

Po korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, nuk e kupton që SPAK sot është shpresa e shqiptarëve, që ata të shpëtojnë nga vjedhja tridhjetvjeçare që iu kanë bërë qeveritë që kanë ardhur njëra pas tjetrës në Tiranë.

I.

Në lidhje me këtë rast na duhet të theksojmë:

Ka një aksiomë në teorinë e të drejtës penale, e cila thotë se: i akuzuari shpesh e më shpesh gënjen veten dhe e beson gënjeshtrën e vet që akuza kundër e tij do të bjerë.

Kurse pushtetarët e lartë të vendeve të vogla, të akuzuar, gjithmonë kërkojnë një ndryshim ndërkombëtar, të cilin ata e paraqesin para opinionit të tyre publik sikur, ai ndryshim, ka ardhur njëherësh edhe për të shpëtuar nga akuza penale të akuzuarin e lartë.

Dhe këtë gjendje emocionale të korruptuarëve, edhe pse dihet që këta persona devijojnë në logjikë nga frika e akuzës penale, letërsia, si fenomen psikologjik, e ka shfrytëzuar për të shkruar drama komike apo dhe komedi letrare të llojrve të ndryshme.

Kjo ndodhi edhe në Shqipëri.

Saliu dhe përkrahësit e tij, me mëndjelehtësinë që përmendëm në lart, thanë: Bajdeni iku, dhe Trump do t'ia heqë Berishës nongratën që i ka vendosur Departamenti i Shtetit në Uashington.

II.

Por, për të gjithë ata që e njohin kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe e dinë se ç'do të thotë një president i zgjedhur në Amerikë, të tëra ato që tha Berisha dhe njerëzit e tij, i ndjenë si komedi.

Dhe ja, dje, perëdia u ngrit, dhe politika e lartë amerikane deklaroi se nongratat nuk kanë asnjë mundësi që të hiqen.

Dhe nuk kishte mundësi të ndodhte ndryshe, sepse, kjo është kushtetutshmëria amerikane: asnjë lëshim për korrupsionin antiamerikan.

Dhe prandaj, për këtë rast duhet të kuptohet se, veprimtaria antiamerikane është një akt me ndjeshmëri të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo shfaqet botërisht me ndëshkim nëpërmjet Sekretarit të Shtetit por, për raste të veçanta, edhe si akt i Presidentit të Amerikës.

Kjo ka ndodhur edhe me procesin nongrata kundrejt Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara.

Prandaj e djathta shqiptare duhet ta ketë të konsideratë faktin që, në Shqipëri sot, ajo parti e cila e ka kryetarin e saj person të shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: duhet ta ketë parasysh se ky person nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë.

Lini një Përgjigje