TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Mars 2025, 13:16

Jo çdokush që shkon në SPAK është i pandehur ose hajdut!

Shkruar nga Myslim Murrizi
Jo çdokush që shkon në SPAK është i pandehur ose
Myslim Murrizi

Nëse hetohen politikanet siç më hetuan mua, do te duhej të ndërtohej një burg i ri me përmasat e stadiumit Air Albania.

Një sqarim për miqtë dhe për të “shuajtur” kureshtjen e atyre që mendojnë se kush shkon në SPAK ka probleme me drejtësinë, apo jemi të gjithë të pistë e hajdutë njësoj.

Pas 10 muajsh hetim për një çështje qe u sajua nga qelbësira Elvis Koçi i pastrimit të parave si shok klase i Klotildës dhe çirak i Agaçit dhe u dërgua në prokurori nga fundërrinat e policisë së Shtetit ish bastard te sigurimit si Tonin Voci e Arben Dashi, me pëlqimin e një bythec drejtori si Gledis Nano që kujdesej më shumë për mjekrën e tij dhe barkun e policave, rezultoi qe ishte lapsus.

Pra jo vetëm që nuk kisha bërë pastrim parash, se nuk ka kush pastronte para me mua sa të jete gjallë kreu i organizatës me shokët anëtare të organizatës që sot janë sa në burg e sa në arrati, por nga ky hetim rezultoi që shifra që sajuan tufa e felliqësirave nuk rezultonte fare në llogarinë time bankare.

U hartua një dosje prej 1483 faqe hetim duke filluar nga viti 1953 me pagën e babait si punonjës në bonifikim, të nënës në koprativë dhe të ardhurat e mia nga mosha 16 vjeçare pra nga viti 1984 kur isha në gjimnaz.

Dhe pasi “gjeten” atë të sëmës së tyre e dërguan ne gjykatë për pushim duke thënë që fakti nuk ekziston.

Pra e sajuan hetimin me bindjen që do gjenin atë që dëshironin dhe gjetën PS.

Këtë lloj hetimi vetingues nuk besoj që e kanë bërë për asnjë nga 800 gjyqtarët dhe prokurorët, se për politikanët jooo e jo.

Nëse hetohen politikanet siç më hetuan mua, do te duhej të ndërtohej një burg i ri me përmasat e stadiumit Air Albania.

Prandaj të nderuar miq dhe ju “kureshtarë”, mos e lodhni shumë veten duke menduar pse isha unë në SPAK, se në 35 vite postkomunizëm kam pasur plot beteja në drejtësi, nga tufa e qenërisë që kanë tentuar te më kafshojnë dhe i kam fituar duke ju lënë zagarëve të më lëpijnë jo të kafshojnë atë që kësaj kategorie plehrash ju pëlqen më shume dhe qe kanë lëpirë gjithë jetën e tyre vegjetuese.

Lini një Përgjigje