
Oreksi në dukje i pafund i administratës Trump për të shtrembëruar ose prishur plotësisht gjithçka ngre një pyetje: çfarë po kërkojnë në fund të fundit? Cila është fundloja e tyre? Nuk ka një përgjigje të vetme e të qartë për këtë gjë. Sepse në punë nuk është vetëm një grupim por 3 të tillë...
Dhe ia vlen të kuptojmë dallimet midis tyre. Njëri prej tyre - i udhëhequr nga vetë presidenti Donald Trump - është i lehtë për t’u kuptuar se çfarë synon. Ai është dukshëm i motivuar nga pushteti dhe paratë.
Nevoja e Trumpit për dominim dhe etja e tij pashuar për lajka, për të ushqyer vazhdimisht maninë e tij të supremacisë, është aq e njohur saqë udhëheqësit e huaj po e ndërtojnë rreth saj politikën e tyre të jashtme, ndërsa mbështetësit e tij në Kongres janë në garë për të sugjeruar vendosjen e emrit dhe fytyrës së tij në aeroporte, valutë, dhe në malin Rush, ku janë të gdhendura imazhet e presidentëve me të mirë të vendit.
Nevoja tjetër psikologjike që rivalizon etjen e tij për t’u adhuruar, është hakmarrja ndaj atyre që i quan armiq. Kundërshtarët politikë, studiot ligjore, gjyqtarët që nuk e vlerësojnë, ata që nuk realizojnë portrete sipas shijes së tij: ky është vetëm një nëngrup i vogël i shënjestrave të tij gjatë javës së kaluar.
Por përtej kësaj, nuk ka asnjë provë që Donald Trump ka ndonjë parim, lidhje apo qëllime thelbësore. Ai ka shfletuar gjithçka që është thënë kundër tij, por edhe nga ata që kanë qenë dikur me të. Qëllimi i tij ka të bëjë me kontrollin e pushtetit, adhurimin maksimal nga të tjerët dhe gjithnjë e më shumë me hakmarrjen.
Pjesa më e madhe e kabinetit të tij dhe e udhëheqjes republikane në Kongres, mendojnë se figura si Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard, senatori Joni Ernst (që e kundërshtoi Hegseth, derisa u kërcënua me humbjen e vendit të saj dhe më pas u tërhoq nga kritikat) - janë thjesht të lumtur të qëndrojnë përkrah Trump për të marrë edhe ata që copë pushteti.
Pastaj është një fraksion i dytë - i përfaqësuar më së miri nga kreu i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit dhe veterani i Projektit 2025 Russell Vought - dhe i përbërë nga Fondacioni Heritage - i mbushur me konservatorë fanatikë, që e shohin të gjithë qeverinë si një kancer që ka nevojë për një kimioterapi radikale.
Ata besojnë se amerikanët që punojnë në qeverinë tonë, formojnë një “shtet të thellë” me qëllime të mbrapshta. Ndaj qëllimi duhet të jetë “traumatizimi i tyre”, në mënyrë që të largohen dhe ta lënë pa mbrojtje dhe të demoralizuar pjesën e mbetur.
Sipas Vought, vetëm nëpërmjet këtij lloj “përdorimi agresiv të pushteteve të mëdha të degës ekzekutive mund të shkatërrohet burokracia” dhe të rivendoset vizionin e tyre imagjinar origjinal i republikës. Për këtë grupim brenda MAGA-s, asnjë lloj shkatërrimi i strukturave federale dhe shtetërore aktuale nuk është e tepërt, pasi sipas tyre qeveria federale e frymëzuar në mënyrë haptazi nga Krishtërimi e merr orientimin e saj vetëm nga presidenti.
Pra, ajo që po ndodh tani është “përtej ëndrrave të tyre më të çmendura”. Dhe nëse kjo tingëllon si mjaft ekstreme, fraksioni i tretë do të donte të thoshte: “Prisni, se nuk keni parë asgjë akoma!”. Vought në bashkëpunim me Fondacionin Heritage, dëshiron të ruajë një version të dobët të sistemit aktual.
Ndërkohë “e djathta e teknologjisë”, e udhëhequr nga Elon Musk, dëshiron që ta hedhë plotësisht në erë. Musk dhe aleatët e tij besojnë në lëvizjen “Dark Enlightenment” (ndonjëherë pyes veten pse Musk mban në kokë kapelet e zeza me logon “Dark MAGA”?), e mbështetur nga blogeri Curtis Yarvin.
Ky i fundit, parashikon kolapsin e plotë e të pashmangshëm të strukturës ekzistuese të qeverisë amerikane. Meqë ata besojnë se “demokracia ka marrë fund”, qëllimi i tyre i deklaruar është “përshpejtimi”, pra përshpejtimi i kolapsit në mënyrë që të mund të vendosin një hierarki të re.
Madje 13 vjet më parë, Yarvin prezantoi një strategji të quajtur RAGE (Dalja në pension të gjithë punonjësve të qeverisë) mbi mënyrën se si ai do të “reformonte” qeverinë e SHBA-së.
Është drithërues fakti se sa afër këtij vizioni është ajo që po shohim të ndodhë tani. Tre fraksione, 3 axhenda, njëra e rrënjosur brenda tjetrës si një kukull ruse matrioshka, që mbulon një plan më të errët për të rrëzuar me themel qeverisjen demokratike, dhe duke maskuar për momentin një ëndërr akoma më të madhe për ta zhdukur plotësisht qeverinë si organ.
Por ku do të përfundojë e gjithë kjo? Për momentin, të tria grupimet janë të rreshtuara në një llogore dhe mbështetin reciprokisht njëri-tjetrin, duke u mbivendosur në qendër të MAGA-s për të krijuar një ”stuhi të përsosur” në qeverinë amerikane.
Musk dhe Vought janë qartazi në një aleancë, pasi duan të mbulojnë pothuajse të njëjtin terren: Musk hap të çarën e parë, Vought i thotë se ku të shkojë më tej. Trump i ka dhënë leje që të dyve, pasi është bindur plotësisht me idenë e një shteti të thellë kundër tij, sidomos që kur Musk financoi fushatën e tij të vitit 2024.
Ndërsa aleati i tij i së djathtës teknologjike - dhe bashkëpunëtori i Yarvin - Peter Thiel financoi ngjitjen politike të zëvendëspresidentit J.D.Vance. Për të mos përmendur faktin që Musk përthith mbi veten një pjesë të tensionit politik që ekziston ndaj Trump, dhe ky i fundit e ndihmon atë të shesë makina dhe të fitojë kontrata të reja.
Ky është një transaksion i thjeshtë, dhe Trump mund ta kuptojë shumë mirë. Por nëse aleanca “Dark MAGA”, mund të vazhdojë të rezistojë mjaftueshëm dhe të kapërcejë mjaftueshëm pengesat ligjore të mbetura për të bërë dëme të përhershme, kjo është një histori tjetër. Administrata Trump po i teston fort fuqinë e degës së gjyqësorit. Por deri më tani, gjykatat kanë zgjedhur kryesisht rezistencën ndaj abuzimeve më të rënda të DOGE.
Skandali i fundit “Signalgate” duket se i ka shkundur edhe mediat nga gjendja e hutimit. Kongresi i udhëhequr nga republikanët, po përpiqet ende të hartojë një buxhet që do të vendoste më shumë para në axhendën e Trump. Dhe senatorët të caktuar - madje edhe vetë Trump - mund të bëhen më agresivë me afrimin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, dhe sidomos nëse vazhdon rënia e mbështetjes popullore ndaj presidentit, sikurse është vënë re javët e fundit.
Për të mos përmendur faktin, që marrëdhëniet parazitare midis fraksioneve kaotike dhe me një histori grindjesh midis tyre, nuk janë ndoshta basti më i sigurt për një stabilitet afatgjatë. Por fakti që njerëzit me lojëra të tilla radikale, kanë arritur deri këtu dhe kanë kaq shumë pushtet, duhet të jetë një zile alarmi tronditëse./Përgatiti Pamfleti
Lini një Përgjigje