Po nuk u prish pazari i qelbur i prillit 2008, kurrë nuk pastrohet politika dhe Shqipëria nga qelbanikë të pështirë që karrierën e ndërtojnë me gjuhë, duke lëpirë mënderen e kryetarëve sa kohë janë në karrige dhe duke lehur si kone apo buçe të zgjebosura pas pilafit, kur kryetarët i flakin si leckë.
Meremizimi dhe zeqinezimi i politikës shqiptare, fenomene të degjenerimit dhe degradimit të demokracisë, ku interesat personale të një grushti individësh shkatërrojnë gjithçka vetëm për një karrige të qelbur të menderes së tyre të “shqyer”.
Ky degradim ka ardhur duke u rritur që nga prilli 2008, kur pazari i pistë për autokraci dhe kryetarokraci brenda forcave kryesore politike PS-PD solli një sistem zgjedhor bastard, ku pseudodeputetët nuk zgjidhen nga qytetarët, por emërohen nga kryetarët.
Kjo ka vrarë garën dhe sovranitetin e votës, si dhe ka shtuar në masë servilizmin ndaj kryetarit, deri atje sa të quhen Skënderbej, duke i shndërruar kupolat drejtuese të partive në një tufë vemjesh pa personalitet, pa dinjitet e pa integritet, por thjesht frymorë amorfë që për kryetarët janë thjesht gjallesa me emra njerëzish.
Të paktën sot PD nuk e vazhdoi atë teatër turpi që dje u shfaq në çdo portal, media e ekran si “garë”.
Po nuk u prish pazari i qelbur i prillit 2008, kurrë nuk pastrohet politika dhe Shqipëria nga qelbanikë të pështirë që karrierën e ndërtojnë me gjuhë, duke lëpirë mënderen e kryetarëve sa kohë janë në karrige dhe duke lehur si kone apo buçe të zgjebosura pas pilafit, kur kryetarët i flakin si leckë.
Vetëm një gjë nuk kuptohet me këto gazetat online të tipit "Tema" apo "Pamfleti". Bën një koment etik ku jep mendimin tënd kritik në lidhje me shkrimin që paraqitet, dhe moderatori sipas qejfit ta çensuron komentin totalisht ose pjesërisht pa arsye. Bën shkrim M.Murrizi e flet me zhargon rruge (me terma jo sikur ka qënë deputet dikur i parlamentit të Shqipërisë, por sikur është "deputet i qenve të stanit") dhe Pamfleti apo Tema, e nxjerr si lajm këtu. Nuk e kuptoj nga vjen ky lloj moderimi! Ndoshta s'kanë mbaruar shkollë gazetarie, ndoshta janë pa shkollë fare këta modetatorët e komenteve, apo iu vjen plasja kur iu thonë të vërtetën dhe kjo gjë i del ndryshe nga linja e propagandës editoriale të gazetës. Ec e merre vesh! Një gjë është e sigurtë: Nuk ka faj vetëm PD për katandisjen aktuale ku gjendet. Është edhe media pa standarte, pa etikë, jo profesionale, çensuruese, jo e paanëshme, apo edhe e kapur. Nëse media do mbante qëndrimin e duhur në lidhje me politikën, politika do ishte më e përgjegjshme, sepse media përveç të tjerash ka edhe funksion edukues të popullit, të masave. Nëse media sillet po njësoj si politika, me po të njëjtat standarte, apo më keq, si shërbëtore propagande e saj, atëherë popullit i ngelet të bëjë vetëm spektatorin, ashtu siç do bëjnë tashmë demokratët në zgjedhjen pa garë të Saliut për kryetar.
Bukur e thua ! Si mund te tallet me statutin aq te levduar kur largoi Bashen,!? Vetem nje anarshist si Berisha I sajon keto veprime. Per cfar demokracie mund te flitet kur populli nuk perfaqesohet ne kuvend, 2/3 e te cilit emigrante nuk zgjedhin dot asnje deputet ?! 100 vjet me pare shoqeria "Vatra" kishte te drejte te perfaqesohej me nje deputet ne parlamentin e asaj kohe.