
Që kjo manovër e sotme do t’i kthehet në boomerang, as nuk ka dyshim. Por ka shumë gjasa që të jetë edhe pika që derdh gotën...
Kandidatët fake në garat e brendshme të partive shqiptaret, apo edhe në zgjedhje të rënda institucionesh kushtetute, në Shqipëri nuk janë raste por fenomeni i “demokracisë postkomuniste”.
Mungesa dhe ndalimi i garës reale, fair, me rregulla që respektohen nga palët është arsyeja kryesore e impasit real dhe të rëndë të politikës shqiptaret.
Partia Demokratike është vendi, ku asnjëherë nk ka pasur një gare të vërtetë për postin e kryetarit, edhe pse ka pasur grupe dhe klane që kanë pasur pozicione të kundërta dhe kanë luftuar politikisht.
Këtë garë nuk e ka lejuar, e atëherë kur sadopak ka hedhur rrënjët e ka shkulur si gram në një arë të mbjellë vetë Sali Berisha.
Që do të ndaloheshin për të kandiduar Ervin Salianji, Evi Kokalari apo Alessia Balliu, kjo as nuk diskutohej, edhe pse mënyrat mund të gjindeshin sipas variacioneve apo tantazive të ndryshme. Natyrisht tek kjo, kompetenca logjikshëm është e shpurës së doktorit, për të gjetur modalitetet.
Dita tavan për të dorëzuar propozimet ishte zgjedhur me kujdes. Sali Berisha vetë nuk ndodhej në Tiranë, pasi ka shkuar në Kroaci në takimin e Internacionales së djathtë. Ndërkohë, më e rëndësishme dhe dramatike për kupolën e PD-së ishte seanca e procesit të madh “Partizani”, që me logjikë do merrte hapësirën e duhur.
E për të gjetur një artific, e të fiksuar siç janë pas kopjeve të modeleve ng apala tjetër, siç bëjnë me fjalimet nga Chatgpt, kanë shpikur rastin e Meremes. E cila, është gjetur vetëm për të bërë një efekt mjegull, një lloj molotovi propandistik, së paku sat ë kalojë efekti i seancës së procesit Partizani.
Siç ndodh me protestat finale, megjithatë, këtu çështja bëhet serioze, ngase jo thjeshte për mjeken që ka vendosur kandidaturën, dukshëm me një sugjerim të caktuar, por për PD-në vetë.
Tani në mjedisin e jashtëm, domethënë jo të votuesve tradicional të Partisë Demokratike, imazhi i saj nuk ka çfarë prishet më shmë se kaq. Po për demokratët, anëtarët dhe votuesit e PD-së, këto lojra cinike vrasin keq, e siç e tha saktë Myslym Murrizi fyejnë njerëzit që besojnë vërtetë.
Duket shumë qartë në komente, reagime pore dhe në prononcime të shumta në media dhe rrjeti që kjo gjetje është pritur me mërzi dhe madje irritim. Sipas të gjitha gjasave ajo ka autorësinë e ndonjë spini që pëlqen sjelljet cinike dhe teatrale, megjithatë partitë e politika në përgjithësi ka të bëjë me njerëz që angazhohen. Përpos të gjithave edhe me ndjenjat dhe emocionet, përkatësisht dinjitetin e tyre.
Ka shumë mundësi që vetë doktori nga Zagrebi, i cili është shend e verë për takimin me Andrej Plenkoviçin, kryeministrin dhe kreun e HDZ-së, të hedhë bubullimet e veta kur të shohë reagimet në mënyrë reale. Që kjo manovër e sotme do t’i kthehet në boomerang, as nuk ka dyshim. Por ka shumë gjasa që të jetë edhe pika që derdh gotën. Ndoshta vërtetë Ervin Saliani ka një favor që duhet edhe më shumë në politikë-fatin.
Lini një Përgjigje