
Kur nuk ju pyet Rama dhe Olta atëherë për çfarë rrini të 9 anëtarët e kësaj Gjykate në ato karrige?
Pashë vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e znj. Olta Xhaçka dhe të them të drejtën u habita por njëkohësisht ndjeva keqardhje.
Të nderuar anëtare të Gjykatës Kushtetuese
E nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese Znj. Holta Zaçaj
Nuk është mazhoranca ajo që ka refuzuar vendimin tuaj por Rama se nuk do që t’i hiqet mandati Oltës.
Mazhoranca është thjesht shumicë kartonash që ngrihen e ulen duke votuar pro apo kundër vetëm me urdhër të Padrinos.
E nëse ju vëreni dhe ndjeni realisht atë që keni shkruar në vendimin tuaj se: janë cenuar themelet e Shtetit Demokratik dhe Parlamenti në mënyrë antikushtetuese ka kryer shkelje Kushtetuese të rënda duke cenuar themelet mbi të cilat funksionon një shtet formalisht demokratik, atëherë çfarë propozoni ju?
Kur ky pushtet arrogant hajdut dhe harbut nuk pyet as për vendimet e Gjykatës Kushtetuese atëherë për çfarë shteti mund të flitet?
E nderuar Znj. Holta
Kur nuk ju pyet Rama dhe Olta atëherë për çfarë rrini të 9 anëtarët e kësaj Gjykate në ato karrige?
Pse nuk bëni edhe ju znj Holta një akt fisnik në shërbim të forcimit të themeleve të Shtetit Demokratik të nëpërkëmbur nga kartonat e mazhorancës në Parlament duke dhënë dorëheqjen të gjithë së bashku e duke deklaruar fjalë për fjalë në dorëheqjen tuaj atë që keni shkruar në vendimin e arsyetuar për përdhosjen që i bën pushteti vendimeve të Gjykatës Kushtetuese?
Çfarë roli luan kjo Gjykatë Kushtetuese e nderuar Holta kur ju si Gjykatë nuk ju pjerdh as Olta?
Për çfarë “besimi” të publikut flisni ju si Gjykatë kur ju nuk keni as një besim, vlerësim dhe respekt nga Parlamenti që është demek i zgjedhur nga publiku dhe nuk iu merr në konsideratë asnjë vendim tuajin që bie ndesh me interesat e Pushtetit?
Ikni Holta të gjithë njëherësh nga ato zyra dhe mos rrini aty thjesht për një rrogë e për një makinë se mbase do t’i bënit shumë e shumë më mirë themeleve të Shtetit, Demokracisë dhe besimit të publikut.
Jepni në bllok dorëheqjen Holta duke deklaruar se më e fuqishme se 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese është Olta dhe të shohim çfarë do ndodhë.
Ikni Holta sa nuk ju ka përzënë akoma Olta dhe lajmëroni edhe papagajtë Ambasadorë të BE, USA, Anglisë dhe kujtdo Shteti tjetër që na çan trapin duke u kujdesur aq shumë që kjo Gjykatë të plotësohej e të ishte “funksionale” por që të mos ju pirdhte as Rama as Olta e askush nga pushteti.
Atëherë çfarë funksioni kryeni ju si Gjykatë kur askush nuk merr seriozisht dhe nuk respekton vendimet tuaja?
Po kur Rama dhe pushteti nuk zbatojnë dhe nuk respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ata vendime prekin dhe cenojnë interesat e tyre, atëherë pse qytetarët duhet të njohin, zbatojnë dhe respektojnë vendimet e kujtdo gjykate tjetër kur ato vendime janë në dëm të çdo qytetari?
Po pse vetëm Rama, Olta dhe mazhoranca paskan të drejtë të shkelin me këmbë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës?
Po pse qytetarët duhet t’iu binden vendimeve të gjykatave shumë më të ulëta në hierarkinë Gjyqësore Kushtetuese e të pranojnë dënimet nëpër burgje?
Pas këtij skandali Holta çdo qytetar duhet të kundërshtojë me forcë arrestimin, burgosjen të iu drejtohet ju si Gjykatë për të interpretuar kundërshtimin dhe mos njohjen si legjitime të çdo gjykate sa kohë që Parlamenti nuk iu pyet e nuk iu njeh ju fare si Gjykatë.
E pastaj të shohim kush do të jetë vendimi juaj sa kohë që në këtë vendim për Oltën ke shkruar si vendim “unifikues” që vendimet e Gjykatave janë fakultative dhe zbatohen sipas dëshirës.
Ikni Holta ikni të gjithë së bashku sepse populli thotë: Në një vend apo kuvend ku nuk të pjerdh askush, është më mirë t’i bësh një M të madh se sa te bëhesh M vetë. Pushime të mbara Holta dhe suksese në jetë do ju thoshte Beqaj.




Lini një Përgjigje