Bora u mendua një çast e tha le të sjelle Kostaqi një video me breshër se Babo shtrin viganin e ngre fakir fukaranë! Olta këtë kofidencë e mori si shenjë zbutje edhe ndaj saj.
Pranë sekretarisë së Borës ka grumbullime të mëdha njerëzish. Por deputetët aktual të PS-së duke e nuhatur tendencën kanë dalë që me natë për të zënë radhën me shishe të qumështit.
Tashmë ata janë në garë me gjithë të panjohurit se Bora nuk mban hatëra e nuk bën hilera.
Ajo ka marrë bekimin e Babos të ndajë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e shtrëmbëra, marifetin nga shejtanllëku e shumëçka tjetër.
Xhemali tanimë i identifikuar me filozofinë konfuciane kishte filmuar veten në bibliotekë rrethuar me kodikë të vjetër, një papirust në vend të letrës, një pende pule që e ngjyente në bojë, pauza të gjata mendimi, gishtin në tëmth, shikimin nga dritarja dhe aty këtu ndonjë rresht i skalitur si ekstrakt. Në CV shkruante “jam Xhemali që mendimet i shndëron në punë dhe puna e bën të menduar”! Ishte i pari që kaloi gardhin e hyri brenda. Sa u hap ekrani, Bora vikati “ si guxon, more birbo, si guxon të me prishesh gjakun që në sabah, po pse për mendimtarë ka nevojë partia jonë, pse me poet e shkrimtar i fituam ne zgjedhjet, tek ne një mendon të tjerët janë vegla, hajt thyej qafen tani se të lëshova murron?!”! Xhema i gjorë iku me vrap duke dihatur.
E thyer në moral Olta duke parë skenën u ngjit e dyta ndonëse agim gjithçka dukej muzg. Hyri brenda i tha “mirëmëngjes” po nga ana tjetër veç një tundje koke pa afrimitet. Ne televizor Olta u shfaq me Blinken që i thoshte shoqe, me Matis për dore me Sholc e Makron por Bora ulëriti “fikeeee fikeeee”! Oltës i kaluan mornica! “Pse ?” me zë të fikur pyeti. “Si pse moj korbë, ky është shperqëndrim, është hallakatje, vetëkënaqësi, me xha Namikun, me Temen, me teto Arten duhej të shfaqeshe si lidhje ndërmjet brezave, nuk e pe Mamicen dje që bëri resme me shokun Gramoz?”!
Olta e mblodhi veten dhe i tha shiko nuk je e informuar. Mamica si ka fare punët mirë ka kafshuar dorën që e ka ushqyer, i ka shpallur luftë “Kronikes” ka hequr Kosten e Gramozit e të Lindites nga shef kabineti, akademik burri i botes, studiuar në Harvard, themelues i PS sapo shkeli aty, i tha o rri këshilltar o ngrohu në diell, për të vënë në krye të punëve një çupëlinë, llafi i ka shkuar dhe Babos, lexuesit e “Kronikes” janë bërë tym, po përgatitën protesta me moton duam Kosten tonë, do mesyjnë parlamentin, megjithëse Bela po e kërkon për Shef Kabineti” ! Genc Gjonçaj me ca punëtore po hap kanale e transhe përreth.
Bora u mendua një çast e tha le të sjelle Kostaqi një video me breshër se Babo shtrin viganin e ngre fakir fukaranë!
Olta këtë kofidencë e mori si shenjë zbutje edhe ndaj saj.
Gjeneral Kollçaku ishte veshur si një ushtar i thjeshtë me uniforme doku nga ato kinezet , jeshile, me një pushkë model 56, zvarritej nën tela me gjëmba, kërcente mbi kaluçe druri, dukej në frengji bunkerësh me devizen unë jam vertetë Gjeneral por per Babon mbetem ushtar i thjeshtë! “Me kënaqe i tha Bora por mos u bej si Shvejku se na bën gjëmen! Uaaa llaf është ai, vdes ore e ashtu nuk bëhem”!
Ogi dukej e qetë por ziente së brendshmi ! Me modesti disi e mallëngjyer ngjiti shkallet. Po shfaqte pasiguri por Bora i tha relaksohu, ti më ke ndenjur afër, me ke dhënë përgjigje per shumë pyetje, nuk ta harroj. Ogi ndezi projeksionin u shfaqen një fëmijë kopshti, një filloreje, një tetëvjeçareje per ta mbyllur me një punëtor , një të papunë dhe një pensionist të cilet interpretonin fjalimet e Babos pra jo vetëm në jetën shkollore por edhe në shkollen e jetes lajtmotiv fjala e Babos. Bora i rrahu shpatullat. Ik se ja hodhe i tha. Ogi mori frymë e lehtësuar.
Nikoqiri kur pa Ogin të qeshur besoi se ky është çasti i duhur për tu dukur. Pakëz i skuqur i tha “shoqja Bora kam menduar diçka specifike , organike e simbolike” ! Me një shënjë dore si bezdi i la të kuptojë se duhet ta ndezë! Aty dukej Nikoqiri tek mbante duart në plor një pende qe që leronin aren, ai i cyste hyyy shytojë…hyyyy balojë…pastaj ngadalë afrohet …Eni Xake dhe i jep një qyp me ujë, ai i thotë “po me duket ma i mirë se vena” !
Domethënia pyet Bora! I gatshëm të bëj bujkun sese lipset. Ngjitë emrit të tij Bora shenoji “ ky nuk zhgenjen kurrë”!
Mamicushi Tao tentoji të dukej autoritar, ish Sekretar i Pergjithshëm, ish Kryetar Grupi, ish Ministër i Brendshëm dhe me shkujdesje la një dokumentar “380 ditë punë” ! More haram ju drejtua Bora kujt ja shet ti këto dëngla, Babo pikërisht për këtë të hoqi e të zëvendësoi me një zullap ti na i shet si lavdi, ik djalë piqu, mendo per të ardhmen, bëj një projekt se ti me zure edhe karrigen e me ule poshtë kur u bëre vezir i madh me tupe. Mamicushi Tao u shastis.
Gonxhe i veshur me kominoshe me njolla vaji, me çelësa anglez u shfaq poshtë një benzi me targë 753 , e grasatonte, e vajiste, e fshinte dhe i puthte gomat. Ne motivacion shkruante “e rendësishme që kjo makine të ecë se na shtyp ne rrugës , hallall”! Ky është edhe mendimi i Maznikut merre për dy.
Bora për herë të parë e firmosi me një pike loti deftesën kalueshëm të Bledit. Laert Duro erdhi me një dudum mes domixhanësh ku lotët dhe djerset e kongresit të fundit ishin bashkuar! Ai tha unë skam pretendim jam këtu të mbledh gëzimet e lotët e tua Bora thjeshtë si punëtor që ti dokumentoj gjatë ketij procesi, thjesht dua të jem dëshmitar kur të vijë ministri i brendshëm Ibrahim Hoxha, i mbrojtjes Pirro Dëngu dhe ai i financave Sypetrit Morina! Per këta kujdesem vete tha Bora por të dua këtu kur të vijë Bela me Mamicen. Kronika vazhdon monitorimin!
Lini një Përgjigje