TAGS-AT E JAVËS

Forum31 Korrik 2023, 20:14

Fatkeqësia e Genci Fugës dhe favoret që shteti i bën oligarkut Klod Allajbeu

Shkruar nga Adriatik Doci
Fatkeqësia e Genci Fugës dhe favoret që shteti i bën
Klodian Allajbeu

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për fatin e Genci Fugës, por për qytetarët e tjerë, të cilët mund të goditen (kjo sëmundje ka një propabilitet vjetor), të cilët nuk kanë mundësi financiare për të përballuar 'shërimin' tek Klodi...

Genci Fuga, ashtu si shumica prej nesh, ka paguar para nga rroga e tij bruto për disa dekada për shërbimin shëndetësor.

Ditën kur u sëmurë i thanë të shkonte 30 metra më tutje, tek spitali i Klod Allajbeut, për të marrë shërbimin kundrejt shumës 20 mijë euro.

Për Genci Fugën mund të mblidhen edhe 2 milionë euro, por ka tre probleme.

Së pari, goditja nga tromboza cerebrale është një sëmundje që të lë vetëm disa orë kohë për të vepruar.

Së dyti, pse Genci Fuga duhet të paguajë tek Spitali Amerikan, kur prej tre dekadash ka paguar nga rroga e tij për të marrë shërbimin në sektorin publik?

Së treti dhe më e rëndësishmja, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për fatin e Genci Fugës, por për qytetarët e tjerë, të cilët mund të goditen (kjo sëmundje ka një propabilitet vjetor), të cilët nuk kanë mundësi financiare për të përballuar 'shërimin' tek Klodi.

Ka fakte që prej vitesh sabotohet qëllimisht shërbimi spitalor publik për të favorizuar oligarkun Klod Allajbeu.

Kur shërbimin e merr nga Spitali Amerikan në çastin jetik, nuk e kuptoj se pse pagesa për sigurimin shëndetësor nuk shkon për të financuar sektorin publik dhe jo në llogari të Klodit.

Ideja është për të mos paguar dy herë për  një shërbim.

fuga allajbeu

Lini një Përgjigje