TAGS-AT E JAVËS

Forum31 Korrik 2023, 12:00

Shkodra, ky qytet që voton Agron Çelën e Tomë Doshin dhe ka idhull Jozefinën, nuk i ka punët mirë

Shkruar nga Franc Shkëmbi
Shkodra, ky qytet që voton Agron Çelën e Tomë Doshin dhe
Shkodra

I thërrisni sa të doni njëri-tjetrit lart e poshtë ‘legjenda’, por Shkodra sot fatkeqësisht është e zhytur në një mjerim intelektual të pashoq...

Një qytet që sa herë thirret të flasë për fatet e tij gjatë dy dekadave të fundit, ka gati në çdo moment minimumi 10 mijë vota për Agron Çelen e 15 mijë vota për Tom Doshin, nuk i ka punët mirë.

Një qytet ku 99% e grave që angazhohen në procese politike, kanë akoma idhull Jozefina Topallin, është në mjerim të plotë. S’po flas për qëndrimet ndaj Berishës se nuk ja vlen me e përmend më. Gjërat lidhen me njëra- tjetrën, e ndaj nuk prodhojmë si Shkodër asnjë figurë publike të denjë, me stof politikani të vërtetë, e as analistë apo gazetarë cilësorë të cilët dëgjohen me ëndje.

Komunitetet e vogla si qytetet shqiptare e dëmtojnë denoncimin e fenomeneve pasi pas tyre gjithmonë qëndrojnë njerëz që të gjithë i njohin.

I thërrisni sa të doni njëri-tjetrit lart e poshtë ‘legjenda’, por Shkodra sot fatkeqësisht është e zhytur në një mjerim intelektual të pashoq.

Në 30 vite demokraci, unë personalisht nuk kam ndeshë asnjë figurë publike të qytetit tonë që shkëlqen në retorikë. Mbase ndikohem nga fusha ime e marrëdhënieve ndërkombëtare, por deri diku, i vetmi person publik me nivel intelektual (atë lloj kalibri që un mendoj se duhet) që ka prodhuar Shkodra në demokraci, është Ditmir Bushati, por edhe ky i fundit pa atë “shkëndijën” që kombinon bukur intelektualizmin me “egërsinë” për të mposhtë tjetrin në publik.

Të mos flasim për ambicje për lidership të nivele të larta, ambicje të cilën nuk e ka shfaqur e as nuk e ka poseduar asnjë shkodran gjatë këtyre dekadave.

Të gjithë janë mjaftuar me delegime të leverdisshme në pozicione të caktuara, të cilat i kanë rregulluar mirëqënien personale, duke mos dëshiruar asnjëherë të jenë forcë ndryshimi në nivel makro.

E largët duket dita që të kemi shkodranë në krye të partive apo një Kryeministër nga qyteti ynë, por s’ka pse të jetë kështu.

Shkodra duhet të ndezë shpirtin e frymën e saj edhe një herë, atë frymë për të cilën e mban veten, atë frymë që ‘Tirana’ ja shfrytëzon për të mbaruar punët e veta më mirë se sa vetë Shkodra të sajat.

shkodra agron Çela tomë doshi jozefina topalli

Lini një Përgjigje