
Ka plot raste kur ky soj, ditën ruajnë personalitetet e shtetit e natën punojnë truproja kriminelësh e trafikantësh...
Ngjarja në Hamallaj është tipike shqiptare. Nuk besoj se ndodh kund tjetër. E kemi ekskluzive.
Horra që futen në radhët e Gardes së Republikës dhe ruajnë personalitetet më të larta të vendit. Pastaj pushtetin që të jep detyra dhe arma e shtetit e përkthejnë në rritjen e dozës së horrllëkut.
Plottttttt raste kur ky soj, ditën ruajnë personalitetet e shtetit e natën punojnë truproja kriminelësh e trafikantësh.
Ky soj trimërohet me armën e shtetit dhe masakron njerëz të pambrojtur nga askush.
Dhe pastaj vjen njoftimi: Policia e ndaloi personin në fjale… hetimet vazhdojnë.
Kush i fut në radhët e punonjësve të shtetit këta kriminelë?
A ka kritere për punesime të tilla?
Apo që nga koha e Zani Çaushit në 1997 që u truproja e kryeministrit italian Prodi me dy kallashnikovë në krah, është shndërruar në kriter pune që duhet të jesh bandit që të hysh në Gardë.
Lini një Përgjigje