TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Mars 2025, 22:00

Cila është e ardhmja e Shqipërisë?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Cila është e ardhmja e Shqipërisë?

Qeveria aktuale nuk ka mundësi që ta zëvendësojë spontanitetin e zhvillimit tonë shoqëror, me një zhvillim që duhet të ecë sipas disa principeve shkencore...

Kjo ende është një pyetje parësore pa përgjigje.

Një shoqëri e cila nuk e ka arritur pjekurinë mendore për ta ditur se ku po shkon, ecën vetëm me shtysën historike, dhe jo me arsyen shkencore të zhvilimit të saj.

Ka shumë arsye pse ndodhemi në shqiptarët në këtë gjendje, por unë mendoj se arsyeja kryesore është se ne, si shoqëri shqiptare që po jeton në Shqipëri, nuk kemi ndërtuar dot ende arsyen shkencore të zhvillimit tonë historik, dhe prandaj jemi duke ecur në spontanitet.

Spontaniteti, sipas Oxford Dictionaury, është diçka e cila "është krijuar, ka ndodhur ose po ndodh pa një shkak ose stimul të jashtëm". Domethënë që ajo ka ardhur natyralisht ose lirisht, pa ndonjë kushtëzim të jashtëm, që në rastin tonë është shkenca.

Dhe prandaj kjo është ecja jonë, e cila duhet domosdoshmërisht të mos i lihet spontanitetit, por të vijë gradualisht në mënyrë shkencore.

Por, a është në gjendje që këtë lloj metode spontane, gjendja e sotme shoqërore në Shqipëri ta kalojë, nga spontaniteti në një koncept qëndror shkencor për zvillim?

Jo. Qeveria aktuale nuk ka mundësi që ta zëvendësojë spontanitetin e zhvillimit tonë shoqëror, me një zhvillim që duhet të ecë sipas disa principeve shkencore, të cilat janë provuar dhe kanë dhënë rezultat në botën e vendeve perëndimore të këtij qytetërimi, aty ku sot po bëjnë pjesë edhe Shqipëria, edhe shqiptarët.

Lini një Përgjigje