
Nuk duhet të dekurajohemi duhet të votojmë! Duhet ti imponojmë listat e hapura edhe përfaqësimin. Për ndryshe kryetarët kurrë nuk do të na i plotësojnë këtë nevojë!
Mesa vura re, njerëzit më të mirë, si tek lista e socialistëve apo edhe e demokratëve janë tek listat e hapura. Ndaj ne kemi një mundësi të vendosim votën tonë vetëm tek individi duke anashkaluar votimin e partisë.
Paramendoni për një moment një parti që merr X vota si parti edhe 2X të votave i siguron në mënyrë indirekte nga votat e dhëna direkt tek kandidatët ose njerëzit që vlerësojnë më shumë.
Mesazhet do te ishin të forta të qarta :
1) E para kur shumica e votave është fituar nga cilësitë e kolegëve të tyre te listës se hapur deputetët e listës së mbyllur do të ishin thjesht parazitët ose "vjedhësit e ligjëruar", te përfaqësimit duke përfituar vendin në kuvend nga mbledhja e votave( ×+2×)..... . Qartazi ato do te ishin aty si te punësuarit e kryetarit të deligjitimuar nga përfaqësimi.
2) kryetarët do të merrnin një shuplakë të fortë, megjithëse në publik do të shitej si arritje e tyre.
3) edhe pse jo të gjithë ato që ne do të votonim do të ishin deputetë, ne duhet t'ju japim njerëzve që vlerësojmë mbështetje edhe një mesazh të hapur që ne kemi nevojë për të vazhduar përpjekjen e tyre përfaqësuese.
Përveçse militantëve elektorati gri DUHET të votojë. Të gjithë mund të gjejnë në listat e partive njerëz që i vlerësojnë pak më shumë se të tjerët. Vendosni vetëm një shenjë tek individi që vlerësoni më shumë tek lista e hapur. Mos votoni partitë duke dhënë hapur mesazhin: "Ne duam të përfaqësohemi nga individët që vlerësojmë jo nga njerëzit që vendosin të punësojnë në kuvend kryetarët".
Nuk duhet të dekurajohemi duhet të votojmë! Duhet ti imponojmë listat e hapura edhe përfaqësimin. Për ndryshe kryetarët kurrë nuk do të na i plotësojnë këtë nevojë!
Unë e kam zgjedhur kë do të votoj. Vota ime do të shkojë për një grua në listat e hapura të Tiranës .......
Lini një Përgjigje