
Çdo njeri në Kosovë është i bindur se zgjedhjet nuk do sjellin zgjidhje.
Ka nisur fushata për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të dytat për këtë vit.
Zgjedhjet që u mbajtën në shkurt prodhuan fitues po nuk prodhuan qeverisje.
Ky ngërç ka ngadalësuar reformat, ka rritur papunësinë, ka ulur besimin e investitorëve, ka ftohur ndërkombëtarët dhe ka nxitur shumë të rinj të largohen.
Kosova sot ka një popullsi më të vogël se sa kishte në vitin 2008 kur u shpall e pavarur.
Çdo vend që zvogëlohet nuk jeton mirë, por një vend i vogël që zvogëlohet jeton keq.
Askush nuk e di nëse këto zgjedhje do prodhojnë qeveri të qëndrueshme dhe askush nuk e kupton pse partitë e Kosovës nuk gjejnë dot konsensus për të qeverisur bashkë.
Çdo njeri në Kosovë është i bindur se zgjedhjet nuk do sjellin zgjidhje.
Kriza do vazhdojë.
Gjëja më e mirë e këtyre zgjedhjeve është që fushata do zgjasë vetëm 10 ditë.
Më mirë vetëm 10 ditë për të dëgjuar premtime që nuk mbahen se sa 30 ditë.
Kjo foto që bëra mbrëmë në Prishtinë besoj se e ilustron mirë kontekstin zgjedhor në Kosovë.
Dy të rinj që i kanë kthyer shpinën partive që bëjnë sikur punojnë duke mbajtur në dorë karriget e tyre.
Të rinjtë janë në errësirë kurse karriget shkëlqejnë sepse nuk bëjnë asnjë punë.
Ka ardhur koha që të rinjtë në vend që të largohen t’i marrin në dorë ato karrige dhe të ulen vetë aty.
Lini një Përgjigje