TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Dhjetor 2025, 17:15

Ndryshimi i opinionit për SPAK-un ndër votuesit socialistë!

Shkruar nga Eduard Zaloshnja

Ndryshimi i opinionit për SPAK-un ndër votuesit socialistë!

Rënia e kuotave të SPAK-ut ndër votuesit socialistë mund të lidhet pikërisht me këtë të dhënë të fundit.

Në një sondazh që kreva në janar, përfshihej edhe një pyetje mbi vlerësimin që kishin të anketuarit për punën e SPAK-ut. Ndër të anketuarit që kishin votuar për PS-në në zgjedhjet paraardhëse, plot 75% e tyre kishin vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut (6% negativ dhe 19% të dyzuar).

Vijmë tek e diela e fundit (14 dhjetor). Në sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se vetëm 49% e të anketuarve që kishin votuar për PS-në në zgjedhjet paraardhëse kishin vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut në tre vjetët e fundit (22% negativ dhe 29% të dyzuar).

Ndërkohë, pothuaj 100% e tyre ishin të mendimit se SPAK-u është treguar më i ashpër me mazhorancën, se sa me opozitën.

Rënia e kuotave të SPAK-ut ndër votuesit socialistë mund të lidhet pikërisht me këtë të dhënë të fundit.

Votuesit socialistë po shohin se eksponentët më të lartë politikë të partisë së tyre kanë përfunduar në burg ose po kërkohet arrestimi i tyre, ndërkohë që Berisha & company nuk po akuzohen penalisht për krimin shtetëror të 21 janarit (i cilësuar kështu nga Gjykata e Strasburgut) apo për tragjedinë e Gërdecit.

Gjithashtu në rënien e kuotave të SPAK-ut ndër votuesit socialistë mund të ketë ndikuar edhe fakti se Kryesocialisti Rama e rrëzoi paraprakisht në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e SPAK-ut për pezullimin e Zv.Kryeministres së tij.

Mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë ai për kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të saj, e sesi do ta presë elektorati socialist qëndrimin e tij...

spak sondazh

Lini një Përgjigje