TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Dhjetor 2025, 15:04

Zhgënjimi politik i rinisë shqiptare

Shkruar nga Eduard Zaloshnja

Zhgënjimi politik i rinisë shqiptare

Jo rastësisht, në të gjitha sondazhet që zhvillohen rreth dëshirës për të emigruar, një përqindje e lartë e të rinjve 18-34 vjeç shprehen se planifikojnë të emigrojnë në një të ardhme të afërt ose të largët… 

Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, vetëm 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77% e tyre.

Ndërsa në grupmoshën 18-34 vjeç, pjesëmarrja në zgjedhje ishte ndjeshëm më e ulët, vetëm 65%. Ndërkohë, në grupmoshëm 35-100 vjeç pjesëmarrja e këtushme ishte 81%

Duke ndërthurur shifrat e mësipërme rezulton se rreth 165 mijë të rinj të moshave 18-34 vjeç nuk morën pjesë në zgjedhje, nga rreth 440 mijë mospjesëmarrës gjithsej – pothuaj 2/5 e mospjesëmarrësve.

Kjo mospjesëmarrje e lartë në zgjedhje e të rinjve mund të shpjegohet me lodhjen ndaj pushtetit të gjatë të Ramës, pesimizmin ndaj kryeopozitarit 81 vjeçar, dhe shpresën e vogël tek partitë e vogla grindavece.

Jo rastësisht, në të gjitha sondazhet që zhvillohen rreth dëshirës për të emigruar, një përqindje e lartë e të rinjve 18-34 vjeç shprehen se planifikojnë të emigrojnë në një të ardhme të afërt ose të largët…

Lini një Përgjigje

Forum