TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Dhjetor 2025, 16:57

E martë e zezë për liderin global!

Shkruar nga Myslim Murrizi

E martë e zezë për liderin global!

Çdo gjë këputet kur hollohet, vetëm zullumi këputet kur trashet...

Ehhhhh çfarë tersi. E martë e “zezë” për “liderin” global dhe gjithëpërfshirës. Një tufë “zullumqarësh” të babëzitur kanë ngrënë fruta pylli pas kurrizit të Kapos.

Për këta të politikës dhe administratës nuk e ka shumë problem Kapo, se ka plot për t’i zëvendësuar, por hall i madh është për Koordinatorin e Bandave brenda dhe jashtë Shqipërisë, që Karçani i AKSHI-t i kishte besuar të gjitha të dhënat financiare, transfertat brenda dhe jashtë Shqipërisë të gjithë bizneseve shqiptare e të huaja dhe të gjithë shqiptarëve, si dhe dosjet gjyqësore

Ehhhhh mor Altin Dumani, që ia prishe “festën” Qeverisë dhe Koordinatorëve të “çunave” të Dubait, dy ditë para se ta bëjë “festën” Klod Braho, që do të marrë zyrën tënde.

Ehhhhh mor Ed Rama...

Kështu ndodh kur e mbështet “dyfekun” në bythë të kalbura dhe “qëllon” pas shpine të gjithë “shokët dhe miqtë”.

Tani hap sytë se në cilën bythë do ta mbështesësh bythën tënde vetë, o lider global, se më duket se nuk të kanë ngelur as bythët e tua në vend, por veç poturet varë.

Dhe shih se mos të vijnë patllakexhinjtë prapë te zyrat, se deri te papagajt në korridor kanë ardhur 3 herë deri tani, dhe nuk do ketë “tigër e luan” që t’i ndalojë më, se papagaj jo e jo që nuk i ndalojnë dot.

Çdo gjë këputet kur hollohet, vetëm zullumi këputet kur trashet!

 

murrizi rama martë e zezë

2 Komente

  1. P
    Populli

    Gjithe lideret “ dylbera” i paskemi pasur, prandaj muhabet bythe iku kjo Shqiperi

    1. A
      Alb

      ???????????????? ja ka lezet keshtu shkruhet jo si ca “po shiko se vendimi i spakut eshte antikushtetues jo po se ngelemi pa ministre” o hap krahun o do perfundoj si cuni pazarit te ri korrupsioni ska jo po se jo po shikoni.

      Lini një Përgjigje